Telenews

Latifi kthehet nga Amerika, fton në takim bordin e ShSKUK-së

Me t’u kthyer nga Amerika, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të mërkurën ka ftuar bordin e Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në takim me Ministrinë e Shëndetësisë, me qëllimin e vetëm që kjo trup të raportojë për gjendjen aktuale në shëndetësi.
Takim ky që ka nisur prej orës 10-të të paradites.
Madje ky takim rastis të jetë një ditë pasi që Komisioni Parlamentar për Shëndetësi ka kërkuar që në mbledhjen e radhës të raportojnë ministri Latifi, ai i Finanacave Hekuran Murati, si dhe kreu i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Kjo për shkak se deputetët kanë ngritur shqetësimet sa i përket mos pagesave të stafit mbështetës për gati tre muaj, të cilët janë mbi një mijë sosh, çështjen e kardiologëve invazivë, të cilët janë hyrë në grevë si shenjë pakënaqësie ndaj statutit të ri.

Të ngajshme

Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat

Yllka Gashi

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

Yllka Gashi

Metoda për të lehtësuar dhimbjet e forta gjatë ciklit menstrual

Yllka Gashi