Skuadra e KEK-ut në kategorinë e juniorëve të futbollit kosovar është anëtarja më e re e Superligës së Kosovës, shkruan Telenews.al
Ekipi nga Obiliq ka arritur që në xhiron e fundit të stinorit, ta mposht Malishevën me rezultat 3-2 në shtëpi dhe kësisoj e ka siguruar një vend në elitë për edicionin e ardhshëm të garave.
Djelmoshat e rinj të drejtuar nga trajneri Afrim Visoka stinorin e mbyllin në pozitën e parë me 65 pikë, 20 fitore, 3 humbje e 2 barazime.
Ndjekës i parë i ekipit nga Obiliqi, ishte skuadra e Vushtrrisë që nesër e zhvillon duelin e fundit, por vetëm formalisht, ngase KEK-u sot e kreu punën dhe arriti synimin e vet.
/Telenews.al/

