Telenews

Vushtrri: Plagoset një person me armë zjarri

Një person është plagosur me armë zjarri në Vushtrri.

Rasti, i cili ka ndodhur sonte, është konfirmuar nga Policia.
“Policia është njoftuar se një person është sjellur në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri i plagosur me armë zjarri », ka thënë Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës.
Sipas Prekazit, njësitë kompetente menjëherë kanë shkuar në Emergjencë, ku sipas informatave personi ishte i plagosur në këmbë.
Sipas mjekut kujdestar, i plagosuri është jashtë rrezikut për jeten.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Të ngajshme

Imami Shefqet Krasniqi jep detaje për gjendjen shëndetësore të inspektorit policor, Arsim Beqirit

Rrezarta Ramaj

AAK: Mungesa e rezultateve qeverisëse po e çon vendin drejt zgjedhjeve

Rrezarta Ramaj

Bajrami: Kurti s’dëshiron të jetë kryeministër, por të sundojë

Rrezarta Ramaj