Telenews

Biden: S’ka indikacione që Rusia synon të përdorë armë bërthamore

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, në opinionin e publikuar në “New York Times” konfirmoi se administrata e tij do t’i dërgojë Ukrainës një numër të vogël të sistemeve raketore me teknologji të avancuar.
Lideri amerikan, në këtë editorial, gjithashtu tha se e di se shumë njerëz në botë janë të shqetësuar për përdorimin  e mundshëm të armëve bërthamore.
“Ne aktualisht nuk shohim asnjë indikacion që Rusia ka qëllim të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, megjithëse retorika e herëpashershme e Rusisë për armët bërthamore është në vetvete e rrezikshme dhe jashtëzakonisht e papërgjegjshme”.
“Më lejoni të jem i qartë: çdo përdorim i armëve bërthamore në këtë konflikt në secilën shkallë do të ishte plotësisht i papranueshëm për ne, si dhe për pjesën tjetër të botës dhe do të sillte pasoja të rënda”, tha Biden, shkruan Skynews.
Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia ka 5,977 armë bërthamore në total që është inventari më i madh në botë, krahasuar me ShBA-në që ka 5,428, derisa Franca ka 290 dhe Britania e Madhe 225.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Rrezarta Ramaj