Telenews

Konjufca për vizitë zyrtare në Greqi

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Greqi.
I pari i kuvendit do të marrë pjesë në samitin e South East European Countries Cooperation Process, ku do të marrë pjesë në disa komisione.
Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv, shefi i stafit të kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
“Kryetari Konjufca është në Greqi, në SEECP deri të premten”, është shprehur Kërçeli, njofton Klankosova.tv.
Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe kryeparlamentari grek, Konstantinos Tasoulas, kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi si dhe kryeparlamentarja malazeze, Danijela Duroviq.

Të ngajshme

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Yllka Gashi

Taulant Seferi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Yllka Gashi

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës

Yllka Gashi