Telenews

Publikohet fotografia e parë e përbashkët e Robert Berishës dhe të dashurës së re, Laureta Maqedonci

Këngëtari dhe prezantuesi shqiptar, Robert Berisha, javë më parë zbuloi se është në një lidhje të re dashurie.

Ai në një intervistë në Shqipëri bëri të ditur se po shijon një romancë të re me një vajzë të quajtur, Laureta.
Me një vështrim të shkurtër në rrjete sociale, u mësua se vajza në fjalë ishte modelja Laureta Maqedonci.

Ka qenë Laureta ajo e cila ka shpërndarë një fotografi në InstaStory përkrah partnerit të saj.

Foto: Screenshot/Instagram

Lidhja e Berishës vjen disa vite pas ndarjes nga artistja shqiptare, Nora Istrefi, me të cilën ndan vajzën Renee.
Që nga ndarja me krijuesen e hitit “Anna”, Roberti nuk është se ka qenë i përfshirë në ndonjë romancë të re.

Të ngajshme

Labinot Tahiri: Ju ftojë t’i mbledhim 200 mijë euro dhe tua blejmë nga një Mercedes-Benz krerëve të UÇK-së në ditën kur të lirohen

Yllka Gashi

Bora Zemani i përgjigjet me ironi komentit që e quajti “mendjemadhe dhe falso”

Rrezarta Ramaj

Shkurte Fejza lanson këngën, bashkëpunim me dy vajzat e saj

Yllka Gashi