Telenews

Kërkohet ndihmë për Vezire Shalën e diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë

Rastet kur familjarët kosovarë kërkojnë ndihmë financiare për shëndetin e të afërmve e tyre, në vendin tonë nuk janë të rralla sepse spitalet vendore nuk i kanë aparaturat e duhura për t’i kuruar shumë sëmundje.
I tillë është edhe rasti i Vezire Shalës nga Rogova e Hasit, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë dhe e quajtur: Diffuse large B-cell Lymphoma (activatet B-cell type) dhe që momentalisht po kurohet në Turqi.
Familjarët e Vezires e kanë publikuar një njoftim ku kërkojnë ndihmë për të dashurën e tyre edhe pse thonë se nuk e kishin aspak të lehtë, që për herë të dytë të kërkohet ndihmë nga vullnet-mirët, por në situata të tilla kur vihet në rrezik jeta e familjares së tyre, duhet t’i gjenden afër dhe ta ndihmojnë në të gjitha mënyrat.
Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë, familjarët e Vezires e kanë të hapur një xhirollogari bankare dhe të dhënat janë si më poshtë:
BKT SHA, Kosovë:
Swift Code: NCBAXKPR
Llogaria në emër të djalit të saj; Lindon Shala
Numri  IBAN i llogarisë:
XK051930008071021107
Lindon Shala nr kontaktues:  +383 44 267-150. Rogovë e Hasit.

Të ngajshme

Çfarë ndodh nëse qëndroni ulur për më shumë se një orë pas ngrënies?

Valjeta Turkaj

A guxoni të pini kafe gjatë shtatzënisë?

Valjeta Turkaj

Miti i dritës blu: Pse studiuesit po rishikojnë gjithçka që dimë për ekranet dhe gjumin

Valjeta Turkaj