Telenews

Pas Pogbas e Lingardit, edhe një lojtar i njohur largohet nga Man Utd

Manchester United ka nisur ta përdor “fshesën” pas sezonit dëshpërues të cilin e kaloi.
Pas Paul Pogbas e Jesse Lingardit, një tjetër lojtar i njohur u largua sot zyrtarisht nga “Djajtë e Kuq”.
Bëhet fjalë për Juan Matan, i cili i jep fund këtu eksperiencës në “Old Trafford”.

Mesfushori spanjoll nuk do ta vazhdojë kontratën me United dhe largohet kështu si lojtar i lirë.

34 vjeçari ka qenë pjesë e gjigantit britanik që nga janari i vitit 2014.
Në këtë periudhë, ai i ka zhvilluar 285 ndeshje me Man Utd dhe i ka realizuar 51 gola, duke i fituar ndërkohë katër trofe.
Mata ka qenë njëri prej mesfushorëve më kreativë spanjollë në dekadën e fundit.
“Faleminderit për gjithçka Juan Mata. Do të na mungosh”, ka shkruar Manchester United në rrjetet sociale.
Futbollisti ofanziv e zhvilloi ndeshjen e fundit me United më 22 maj ndaj Crystal Palacet.
Ka mundësi që ai të rikthehet në futbollin spanjoll ose të përfundojë jashtë kontinentit evropian.

 

Të ngajshme

Gol dhe asist, Qazim Laçi në 11-shen e javës në Superligë

Valjeta Turkaj

Rrahmani shënon gol në Çeki me Sparta Pragën

Rrezarta Ramaj

Do jetë fans i Mercedesit, Messi me familja shkojnë për të shikuar garën e Formula 1

Rrezarta Ramaj