Telenews

Nga sot e deri më 15 gusht, kjo rrugë në Prishtinë do të jetë e mbyllur

Rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim nga 11 deri më 15 gusht 2026.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, mbyllja bëhet për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në zonën ku do të zhvillohen punimet.

Mbyllja do të jetë në fuqi gjatë periudhës 11–15 gusht, në varësi të ecurisë së punimeve.

 

Të ngajshme

Sadiku: Kurti vazhdon të jetë kryeministër, por pa Kuvend funksional, pa kontroll parlamentar dhe pa llogaridhënie

Yllka Gashi

Bashar al-Asad dënohet me vdekje

Yllka Gashi

Nesër varroset i riu që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Malishevë

Yllka Gashi