Telenews

Sofia Vergara flet hapur pas tërmetit në Kolumbi: “Nuk jeni vetëm, të gjithë do t’ju ndihmojmë”

Aktorja kolumbiane Sofia Vergara ka reaguar ndaj tërmetit të fuqishëm që goditi atdheun e saj , duke vrarë të paktën 132 persona dhe duke plagosur më shumë se 480.

Tërmeti ishte me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter. Këngëtarja Shakira gjithashtu u dërgoi më parë një mesazh mbështetjeje bashkatdhetarëve të saj.

Vergara postoi një mesazh për popullin e Kolumbisë në Instagram.

“Si kolumbiane, jam thellësisht e prekur nga dhimbja e popullit tonë pas tragjedisë së sotme. Të gjithë ju që keni frikë sot, që keni humbur kaq shumë dhe që po kërkoni të dashurit tuaj – nuk jeni vetëm. Ne të gjithë do të ndihmojmë, do të lutemi dhe, si gjithmonë, Kolumbia do të ecë përpara”, shkroi aktorja.

Të ngajshme

Sadiku: Kurti vazhdon të jetë kryeministër, por pa Kuvend funksional, pa kontroll parlamentar dhe pa llogaridhënie

Yllka Gashi

Bashar al-Asad dënohet me vdekje

Yllka Gashi

Nesër varroset i riu që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Malishevë

Yllka Gashi