Zëvendësministri Zef Morina ka vizituar segmentin rrugor Dollc-Gjakovë, ku ka vlerësuar nga afër progresin dhe dinamikën e punimeve.
Gjatë vizitës është konstatuar se punimet po vazhdojnë, por ritmi aktual është më i ngadalshëm se sa dinamika e planifikuar.
Morina ka kërkuar nga kontraktuesi rritjen e kapaciteteve operative, përfshirë shtimin e mekanizmit dhe fuqisë punëtore, si dhe organizim më efikas të punës, me qëllim përshpejtimin e realizimit të projektit brenda afateve kontraktuale.

