Telenews

Osmani uron presidentin e ri të Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begajn, për marrjen e detyrës së re.
Në urimin e saj, Osmani i uron suksese Begajt në rolin e tij të ri e shumë të rëndësishëm.
Ajo ka thënë se do të punojnë së bashku që raportet “vëllazërore” të thellohen e që Kosova e Shqipëria të jenë më afër BE-së.
Ky është urimi i Osmanit:
Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm.
Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet 🇽🇰 e 🇦🇱 t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër 🇪🇺.

Të ngajshme

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Rrezarta Ramaj

Tifozi bëhet viral: Bëri foto me Dua Lipën pa e ditur se kush ishte ajo!

Rrezarta Ramaj

Mbreti Abdullah II i Jordanisë i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

Rrezarta Ramaj