Telenews

ATK-ja mblodhi 35.6 milionë euro vetëm në muajin maj

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) thotë se ka vazhduar me trendin e mbledhjes së të hyrave duke tejkaluar pritshmërit edhe të muajit maj. Krahas planit për periudhën janar-maj 2022 janë mbledhur 35.6 milionë euro apo 12.8% më shumë se projeksioni.
Këtë ritëm të inkasimit sigurisht e ka mundësuar përkushtimi maksimal i menaxhmentit dhe stafit të ATK-së, duke realizuar shume aktivitete, të cilat kanë përmirësuar performancen e ATK së, duke u nisur nga inkasimi dhe trajtimi i borxheve, avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetareve, si dhe intensifikimi i bashkëpunimeve me institucionet e vendit.
Të gjitha këto aktivitete përveç tejkalimit, kanë dhënë rezultat edhe nëse krahasojmë më periudhën e njëjtë 2021, ku kemi rritje për 70.2 milion euro apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milion euro.
ATK po ashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit që me vet-deklarim kanë arritur që të kemi një përqindje të konsiderueshme të përmbushjes vullnetare.

Të ngajshme

AKB kërkon hetim për fushatat kundër produkteve vendore: Kush e sulmon “Made in Kosova”, po sulmon ekonominë

Yllka Gashi

Polonia bëhet ekonomia e gjashtë më e madhe e BE-së, synon të kalojë Zvicrën

Yllka Gashi

Zbulimi i “The Guardian”-it: Kompanitë më të mëdha të naftës arkëtuan 93 miliardë dollarë mes luftës me Iranin dhe valëve vdekjeprurëse të të nxehtit

Yllka Gashi