Telenews

Ende s’e kanë pranuar ribashkimin – Bora Zemani kapet sërish “mat”, detaji që lidhet me Donaldin

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi përfliten se janë ribashkuar. Ndonëse ata nuk kanë konfirmuae asgjë publikisht, disa detaje tregojnë se i kanë dhënë një mundësi tjetër njëri-tjetrit.
Së fundmi, ata janë parë disa herë duke bërë shopping së bashku, në njërin prej rasteve ata u kapën mat në Genova të Italisë. Ndërkohë, së fundmi, është vënë re një tjetër detaj që “flet” për dyshen e famshme dhe që lidhet me qenin e Donaldit.
Në Instagram është shpërndarë një video ku Bora dhe djali i saj, Arbori shihen se kanë nxjerrë shëtitje qenin e Donaldit. Kujtojmë që kur aktori i humorit ishte brenda shtëpisë së famshme në Big Brother VIP, atij i dërguan dhe qenin e tij.

Sakaq, kur Gjiko ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” iu drejtuar Donaldit: “Boll e fshehe Borën. E kanë marrë vesh të gjithë”. Ky koment që ishte në kuadrin e një loje, por reagimi i aktorit të humorit duke qeshur la shumë pikëpyetje dhe u mor si një konfirmim.

 

Të ngajshme

Labinot Tahiri: Ju ftojë t’i mbledhim 200 mijë euro dhe tua blejmë nga një Mercedes-Benz krerëve të UÇK-së në ditën kur të lirohen

Yllka Gashi

Bora Zemani i përgjigjet me ironi komentit që e quajti “mendjemadhe dhe falso”

Rrezarta Ramaj

Shkurte Fejza lanson këngën, bashkëpunim me dy vajzat e saj

Yllka Gashi