Telenews

Raporti i fundit me COVID-19 në vend, bilanc shumë pozitiv

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se po ashtu nuk ka vdekur asnjë person nga ky virus gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu janë shëruar edhe katër qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203, në total numri i rasteve aktive është 55.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngajshme

Çfarë ndodh kur adoleshentët që e anashkalojnë mëngjesin fillojnë të hanë? –

KushtrimGuraj

Zbulim i ri shkencor hap rrugë për trajtimin e disa formave të kancerit

Yllka Gashi

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

Yllka Gashi