Telenews

Nis takimi mes Osmanit dhe ministrit të Jashtëm grek

Ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryediplomatit grek, Nikos Dendias.
Dendias do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë dhe më vonë pritet ta takojë edhe kryeministrin Kurti.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në bashkëpunimin ndërmjet Athinës dhe Prishtinës në fusha të ndryshme, si në ekonomi, energji, kulturë, shkencë, shëndetësi, arsim dhe turizëm.
“Gjithashtu, në agjendën e bisedimeve do të jetë edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë”, njoftoi ministria e Greqisë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Dendias pritet të ketë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare në Prishtinë (UNMIK, Këshilli i Evropës, OSBE, EULEX, Zyra e BE/EUSR, KFOR-i) dhe ambasadorët nga vendet e Quintit, përkatësisht Franca, Gjermania, MB, SHBA dhe Italia.
Gjithashtu, është paraparë një takim i përbashkët mes ministrit grek dhe ministrave të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harjulla Çeku.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias vizitoi Prishtinën në qershor 2021 dhe tetor 2020.

Të ngajshme

Alarmi i ekspertëve: Rënia e vaksinimit në Kosovë rrit rrezikun nga fruthi

Rrezarta Ramaj

Nis asfaltimi i një rruge të shumëpritur në dalje të Fushë Kosovës

Rrezarta Ramaj

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet shef i shtabit zgjedhor

Rrezarta Ramaj