Telenews

Zyrtare/ Ermir Lenjani transferohet në Superligën Turke, firmos për dy sezone

Ermir Lenjani transferohet në Turqi. Anësori 32-vjeçar i Kombëtares Shqiptare ka firmosur një kontratë dy vjeçare me klubin e Umranyespor, i cili militon në elitën e futbollit turk.
Futbollisti la grumbullimin me kombëtaren gjatë ditës së sotme, për të fluturuar drejt Turqisë, ku firmosi kontratën me klubin e ri dhe më pas u rikthye sërish në Shqipëri, për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Edi Reja, në prag të sfidës me Izraelin.
Kjo do të jetë hera e parë që Lenjani do të luajë në kampionatin turk, pasi më herët ka luajtur në Zvicër për klube si Grasshopers, Winterthur, St. Gallen e Sion, si dhe dy sezone në Francë me klube si Rennes e Nantes.

Të ngajshme

Slavia dhe Bodo/Glimt barazojnë në një ndeshje spektakolare – Olympiacos nuk fiton ndaj Pafos

KushtrimGuraj

Trent Alexander-Arnold u lëndua rëndë: Ai do të humbasë tetë ndeshje, përfshirë El Clasicon

KushtrimGuraj

Tabela pas 4 xhirove në Superligën e Kosovës në Futboll

Donat Hashani