Telenews

Fejohet përfaqësuesi i Kosovës, Idriz Voca

Idriz Voca i ka dhënë fund beqarisë.

Futbollisti i Kombëtres së Kosovës i ka propozuar partneres së tij, Anette Meier, e cila është një blogere.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë çifti, i cili i ka publikuar disa fotografi përmes rrjetit social, Instagram, shkruan “Gazeta Express”.

“Ajo tha po”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar, krahas disa fotografive, ku çifti, i cili është bashkë qe disa vite, shihet i lumtur krahë për krahë njëri-tjetrit.

Prapa shihen disa balona dhe mbishkrimi “Më marto”.

Voca luan aktualisht në Cosenza në Itali, ndërsa bashkëshortja e tij e ardhshme është blogere.

Ata kanë marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. /Gazeta
Express/

The post Fejohet përfaqësuesi i Kosovës, Idriz Voca appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Rrufeja vret një futbollist, plagos 12 të tjerë në Tajlandë

KushtrimGuraj

Milan-Inter, derbi lokal përfundon me barazim

Yllka Gashi

Zhegrova i shënon supergol Chelseat

Yllka Gashi