Telenews

Del video tjetër nga sulmi i tifozëve grekë ndaj “Dardanëve”

Kombëtarja
e Kosovës pësoi humbje sonte në ndeshjen ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja
e zhvilluar në stadiumin “Panthessaliko” përfundoi me rezultatin 0:2, shkruan
Gazeta Express.

Ndeshja
u përshkrua me tensione të shumta, teksa ishin grekët që nuk i ndalen
provokimet që nga fillimi e deri te mbarimi i ndeshjes.

Përveç
se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e
flamurit serb, tensione kishte edhe mes tifozëve.

Gjatë
ndeshjes, grekët kanë gjuajtur me mjete ndezëse në drejtim të tifogrupit
“Dardanët”.

Mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë masa ndaj Federatës së Futbollit të Greqisë pas atyre që ndodhen sonte në Volos.

Kujtojmë se pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën. /Gazeta Express/

LEXO EDHE:

The post Del video tjetër nga sulmi i tifozëve grekë ndaj “Dardanëve” appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Drejtuesit e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës takohen dhe diskutojnë për lëndimin e Yamal

Valjeta Turkaj

Ky është linku për të votuar Vedat Muriqin në formacionin e vitit në LA Liga

Valjeta Turkaj

Lewandowski në radar të Juventusit, nisin bisedimet

KushtrimGuraj