Telenews

Marcelo largohet me lot në sy nga Real Madridi: Këtu u bëra lojtari me më së shumti tituj

Marcelo
i ka dhënë fund edhe zyrtarisht eksperiencës në Real Madrid.

Futbollisti
brazilian po largohet nga “Santiago Bernabeu” pas 16 vjetësh të kaluar aty.

Ai
ka fituar gjithçka me madrilenët, ndërsa sot u largua me lot në sy.

“I
falënderoj të gjithë, nga shokët e skuadrës e deri tek trajnerët, por edhe të gjithë ata që punojnë për këtë klub. Kur jam larguar nga Brazili, e kisha në mendje të luaja në Ligën e Kampionëve. Sot largohem si lojtari me më së shumti tituj të fituar në klubin më të madh në botë”, deklaroi mbrojtësi i krahut të majtë për “Marca”.

Marcelo
megjithatë nuk do ta mbyllë karrierën.

Ai
është në pritje të ofertave pasi ndien se ende mund të luajë në nivele të
larta.

Ndërkohë,
presidenti Florentino Perez e ka falënderuar përfaqësuesin brazilian për
kontributin e dhënë. /Gazeta Express/

The post Marcelo largohet me lot në sy nga Real Madridi: Këtu u bëra lojtari me më së shumti tituj appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj –

KushtrimGuraj

Duka dhe Ademi të pranishëm në takimin e UEFA-së në Berlin

Rrezarta Ramaj

“Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

Rrezarta Ramaj