Telenews

Tri klubet kosovare i mësojnë kundërshtarët e mundshëm të rrethit të dytë në Conference League

Llapi, Drita dhe Gjilani i kanë mësuar sot emrat e
ekipeve eventuale kundërshtare të rrethit të dytë kualifikuese të UEFA Europa Conference League.

Klubet kosovare s’do të kenë punë të lehtë në xhiron e parë nëse e kalojnë eventualisht atë të parë.

Fituesi i Kupës, Llapi në rrethin e parë kualifikues do të ketë punë me ekipin malazez, Buducnost nga Podgorica, shkruan “Gazeta Express”.

Nëse e kalon këtë rund, në atë të dytë mund të përballet me ekipin nga Islanda, Breidablik apo Santa Coloma nga Andorra, varësisht se cili prej tyre kalon tutje.

Kurse, nënkampionia dhe finalistja e Kupës, Drita në rrethin e parë do të luajë me ekipin finlandez, Inter Turku, kurse në rundin e dytë eventual do të ballafaqohet me ekipin e njohur belg, Antëerp.

Në fund, Gjilani. “Skifterat” në rrethin e parë do të luajnë me ekipin letonez Lijepaja, kurse në atë të dytë mund të kenë punë me Young Boysin e Zvicrës.

Klubet kosovare do t’i kenë angazhimet e tyre në muajin korrik. /Gazeta Express/

The post Tri klubet kosovare i mësojnë kundërshtarët e mundshëm të rrethit të dytë në Conference League appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Hakmarrje për Vlahovic, Juventus transferon yllin e Milanit

KushtrimGuraj

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës kërkohet nga Lyoni

KushtrimGuraj

Anthony Joshua lëndohet në një aksident në Nigeri, vdesin dy persona

KushtrimGuraj