Telenews

Daja për ndeshjen e parë të Ballkanit në Evropë: Do të bëjmë përpjekje maksimale që të marrim më të mirën e mundshme

Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Ballkani në ndeshjen e parë do të përballet me ekipen e Zalgiris nga Lituania.

Trajneri i ekipit nga Theranda, Ilir Daja theksoi se duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale.

“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjës së shortit se çdo kundërshtarë që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesmarrjen në kompeticionet europiane. Një nga këto është edhe Zalgiris 9 herë fitues i kampionatit dhe 13herë fitues i Kupës në Lituani. Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjm përpjektet maksimale që të marrim më të miren e mundshme nga ndeshja e pare qe zhvillohet ne Kosovë”, u shpreh trajneri nga Shqipëria.

Ndeshjet e para zhvillohen më 5/6 korrik, kurse ato të kthimit një javë më vonë. /Gazeta Express/

The post Daja për ndeshjen e parë të Ballkanit në Evropë: Do të bëjmë përpjekje maksimale që të marrim më të mirën e mundshme appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Hakmarrje për Vlahovic, Juventus transferon yllin e Milanit

KushtrimGuraj

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës kërkohet nga Lyoni

KushtrimGuraj

Anthony Joshua lëndohet në një aksident në Nigeri, vdesin dy persona

KushtrimGuraj