Telenews

Besnik Tahiri vjen me dy porosi për deputetët një ditë para seancës për Trustin

Deputeti dhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka ardhur me dy porosi për të gjithë deputetët e Kuvendi të Kosovës një ditë para mbajtjes se seancë ku pritet të diskutohet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Nesër, në Kuvend e kemi për votim Ligjin për Trustin. I kam dy porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës” ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se të gjithë ata që po mundohet të thonë se Trusti është për pleqëri e kanë gabim.
“1. Ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim, sepse kjo është e ditur. Ne, hallin e kemi se si këta njerëz ta mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize”, është shprehur Tahiri.
Sipas Tahirit, kontributdhënësit po i kërkojnë t’i marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike që i kanë në këtë gjendje të jashtëzakonshme.
“2. Logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi, është ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim”.
Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin ka shtuar më tutje Tahiri.
 

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj