Telenews

Barça – Gavi, kontrata e re është gati

Barcelona është shumë afër t’i sigurojë shërbimet e super-talentit Gavi për një periudhë afatgjate.

Mesfushori spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën, por duket se palët janë afër arritjes së marrëveshjes së re.

17 vjeçari pëlqehet nga klubet angleze si Manchester City dhe Liverpooli, shkruan “Gazeta Express”.

Por, “Blaugrana” nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga përfaqësuesi i ri spanjoll.

Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, palët janë afër ta gjejnë gjuhën e përbashkët në atë mënyrë që Gavi ta vazhdojë kontratën afatgjate me katalunasit.

Edhe vetë lojtari do të ishte mjaft i kënaqur nëse qëndron në “Camp Nou”, ku e sheh të ardhmen e tij.

Megjithatë, oferta e Barçës nuk përputhej me kërkesat e lojtarit, por që duket se klubi spanjoll e ka përmirësuar ofertën për lojtarin e akademisë së tij. /Gazeta Express/

The post Barça – Gavi, kontrata e re është gati appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Spalletti para ndeshjes me Juventusin: Të gjithë lojtarët janë gati, edhe ata që kanë ardhur nga Kombëtaret!

KushtrimGuraj

Një tjetër yll i Barcelonës përfundon në radarin e Arabisë Saudite

KushtrimGuraj

Lajm bombastik nga Spanja, Xavi merr drejtimin e gjigantit italian

KushtrimGuraj