Telenews

Futbollistes kroate s’i pëlqen t’i thonë se është lojtarja më “hot” në botë

Futbollistja
kroate, Ana Maria Markovic shpesh është quajtur si lojtarja më e bukur në botë,
por ajo nuk dëshiron t’i thonë se është lojtarja më seksi.

“Më pëlqenin artikujt që më quanin si futbollistja më e bukur në botë, ose njëra prej më të bukurave, sepse më bën të lumtur kur dëgjoj se jam e bukur”, deklaroi Markovic për mediumin zviceran “20min”, përcjell “Gazeta Express”.

Mirëpo,
ajo nuk dëshiron të dëgjojë kur thonë se kjo bionde është futbollistja më seksi
në botë.

“Por,
më pas u shfaq një artikull në gazetë, i cili më përshkruante si futbollisten më
seksi në botë”, shton 22 vjeçarja.

“Nuk
më pëlqen ta dëgjoj këtë… për shkak të familjes sime”, nënvizoi futbollistja
e Grasshoppersit, e cila i ka mbi 600 mijë ndjekës në “Instagram”.

“Mendoj
se duhet të jeni të kujdesshëm kur shkruani për njerëzit. Por, në fund të ditës
mendoj se nuk ishte dhe aq keq”, përfundoi ajo.

Sulmuesja
kroate poston kohë pas kohe fotografi ku shihet me fanellë sportive, por ndërkohë
poston edhe fotografi të jetës së përditshme dhe private, ku natyrisht se i
shfaq linjat e saj perfektë të trupit. /Gazeta Express/

The post Futbollistes kroate s’i pëlqen t’i thonë se është lojtarja më “hot” në botë appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Kianoush Rostami i sjell Kosovës medaljen e nëntë në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

​“Fadil Vokrri” jashtë funksionit, Prishtina – Vushtrria luhet në Hajvali

Yllka Gashi

Peshëngritësi Rostami ia siguroi Kosovës medaljen e tetë në Lojërat Mesdhetare

Yllka Gashi