Telenews

5-vjeçarja boton një libër, futet në “Guiness”

Bella Jay Dark u fut në Librin e Rekordeve “Guiness”, pasi botoi librin e saj në moshën 5-vjeçare.
Vogëlushja nga Britania e Madhe, shkroi librin “The lost cat”(Macja e humbur), i cili u shit të paktën në 1 mijë kopje.
“Libri flet për një mace që largohet nga shtëpia, humbet dhe e kupton që nuk duhet ikur pa nënën e saj”, u shpreh Bella.
5-vjeçaren e ndihmoi nëna e saj, ndërsa të dy prindërit thanë se ndjehen të lumtur me arritjen e vajzës.
Ndërkohë, Bella paralajmëroi se së shpejti do ta publikojë “The lost cat 2”.

Të ngajshme

Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari që u plagos dhe u zhduk në Mitrovicë gjatë luftës

Valjeta Turkaj

Messi mbetet pa trajner, largohet Mascherano

Rrezarta Ramaj

I kërkuar nga Danimarka për vrasje me pagesë, ky është kosovari që u kap në Prishtinë

Valjeta Turkaj