Telenews

Kryeministrja serbe mohon gjenocidin në Kosovë

Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë, ka ripërsëritur sërish mendimet e saj kontroverse që kinse në Kosovës s’ka pasur gjenocid.
E pyetur nga Euronews, gjatë Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se në vitin 2004 “kishte masakër ndaj serbëve”.
“Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë tetë serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, ka thënë ajo.
Jo veç gjenocidin në Kosovë, por politikanët serbë shpesh e kanë mohuar edhe gjenocidin në Srebrenicë.
E Serbia e akuzon Kosovën që po e pengon dialogun në tavolinën e Brukselit.

Të ngajshme

Shpëtoi 85-vjeçarin italian nga mbytja, Meloni falenderon ‘heroin’ shqiptar për aktin

Donat Hashani

Kaq milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim

Donat Hashani

Haziri: Vit i humbur për shkak të VV-së, LDK-ja të bëhet besim e mbështetje

Donat Hashani