Njihuni me Simbën,
kecin me veshët më të gjatë që mund të keni parë ndonjëherë.
Bëhet fjalë për veshë kaq të gjatë sa Simba mund të pengohej
duke ecur, aq të gjatë sa t’ia lidhësh si fjongo ose thjesht mund ta
imagjinonim të fluturonte, njësoj si te filmi vizatimor, “Dumbo”.
Secili nga veshët e kecit është 46 centimetër i gjatë, të
cilët varen rreth turirit të saj të vogël dhe tunden nga era.
Simba i përket racës Nubian, që dallohet për veshë të gjatë
që e mbajnë trupin në temperatura të freskëta gjatë të nxehtit. Por edhe për
racën e saj, veshët janë tejet të gjatë
saqë vendosi një rekord botëror kështu që është e pajisur mirë për ditët
në vazhdim.
Aktualisht, temperaturat në Karachi, Pakistan ku ndodhet Simba janë 32 gradë Celsius./tvklan.al
The post Është kec dhe quhet Simba, por duket si “Dumbo” appeared first on Gazeta Express.

