Manchester City ka arritur marrëveshje me Enzo Marescan, i cili do të jetë ndihmës i Pep Guardiolas.
Maresca do të zëvendësojë Janma Lillon, i cili nënshkroi me klubin nga Katari, Al-Sadd.
Për Marescan është ky një rikthim te “Qytetarët”, pasi më herët ishte trajner te skuadra U23 e Man Cityt.
42-vjeçari nga maji deri në nëntorin e vitit të kaluar ishte trajner te skuadra nga Serie B, Parma.

