Telenews

Gotze drejt largimit nga PSV-ja, merr oferta nga tri klubet e njohura

Mario Gotze do të largohet nga PSV Eindhoveni në afatin kalimtar të verës.
Mesfushori gjerman raportohet se tashmë ka tri oferta në tavolinë dhe se ai do të vendosë shumë shpejt për të ardhmen.
Eintracht Frankfurt, Benfica dhe Inter Miami janë klubet e interesuara për shërbimet e Gotzes.
Të tri klubet në fjalë janë të gatshme për të paguar klauzolën e lirimit prej 4 milionë eurove të 30-vjeçarit.
Gotze te PSV-ja u transferua në vitin 2020, teksa ai me këtë klub ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

Të ngajshme

Nivokazi në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Valjeta Turkaj

Ndeshje e jashtëzakonshme, barazohet seria mes KB Pejës dhe KB Trepçës

Rrezarta Ramaj

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon me Napolin me pagë të re dhe kontratë afatgjatë

KushtrimGuraj