AS Monaco ka njoftuar zyrtarisht për largimin e Cesc Fabregasit.
Mesfushori spanjoll largohet si lojtar i lirë nga klubi francez, pasi kontrata e tij skadon zyrtarisht më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.
Palët nuk kanë bërë marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit dhe kështu Fabregas largohet nga “Stade Louis II” pas tri vjetëve.
Merci @cesc4official !
Le milieu de terrain aux plus de 830 matchs en carrière, dont le contrat arrive à son terme, quitte le club de la Principauté trois ans et demi après son arrivée.#GraciasCesc
— AS Monaco (@AS_Monaco) June 18, 2022
Para kalimit te Monaco, Fabregas ishte pjesë e Chelseat. Ai më herët ka luajtur edhe te Barcelona e Arsenali.
Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë skuadra e re e 35-vjeçarit. /Gazeta Express/
The post Zyrtare: Cesc Fabregas largohet nga Monaco appeared first on Gazeta Express.

