Telenews

Shtetasi i huaj u gjet i vdekur dje në Vërmicë, Policia e cilëson rastin si “Vrasje e rëndë”

Mbrëmë është raportoi se një person që është gjetur pa shenja jete në Vërmicë të Prizrenit. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka lëshuar raport, ku rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.
Mjeku kujdestar ka konstatuar se shtetasi i huaj ka plagë nga arma e zjarrit dhe i njëjti më pas është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.
Gjatë patrullimit, Policia në afërsi të trupit të pajetë ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një trup të pajetë (mashkull) ku në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj