Telenews

Ish-këshilltari i Kurtit i është drejtuar Prokurorisë për pasaportën e Valdrin Sahitit

Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka bërë me dije se i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit për hetime për pasaportën diplomatike të disenjatorit Valdrin Sahiti, raporton Express.
Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka publikuar përgjigjjen e Prokurorisë së Shtetit, lidhur me kërkesën e tij.
Nga ky institucion i kanë thënë se parashtresa e tij i është dërguar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, meqë kjo prokurori ka kompetencë për të zhvilluar hetimet.
“Lidhur me këtë, ju njoftojmë se parashtresën e juaj ia kemi dërguar në kompetencë Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që ajo prokurori ka kompetencë për të zhvilluar hetimet. Në të ardhmen për ecurinë e lëndës i drejtoheni Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Berisha.

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj