Telenews

Dridhja e tokës që la 1 mijë afganë të vrarë

Afganistani është pushtuar nga rrënimi dhe vdekjet pas tërmeti të fuqishëm, me magnitudë 6,1 i rihter së mërkurës. Numri i viktimave është rritur ndjeshëm, duke kaluar mbi një mijë, ndërsa talebanët njoftuan se më shumë se 1500 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga lëkundjet sizmike.
Imazhet e publikuara nga mediat shfaqin ndërtesa të shumta të shkatërruara në provincën lindore Paktika, ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë për njerëz nën rrënoja dhe po trajtojnë të plagosurit.
Në zonat e thella, janë përdorur helikopterë për të dërguar të lënduarit në spitale. Lideri i talebanëve, Habitullah Akunzada tha se qindra shtëpi janë shkatërruar dhe paralajmëroi se bilanci i viktimave mund të rritet. Tërmeti i fuqishëm ra në orët e vona të mbrëmjes të së martës, kur shumica e popullatës ishte në gjumë.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë në një rreze prej 500 kilometrash, edhe në Pakistan dhe Indi.
 

Të ngajshme

Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj