Telenews

Osmani thotë se suksesi ekonomik i Singaporit, është frymëzues për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në Singapor është pritur sot nga kryetari i Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin, së bashku me një grup deputetësh.
Osmani ka folur mbi marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Kosovës dhe Singaporit, duke vlerësuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar për t’i përafruar më shumë këto dy vende, si dhe qëndrimet karshi zhvillimeve globale.
“Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej, e këtu rol të veçantë luan edhe diplomacia parlamentare”, ka theksuar Osmani.
Presidentja Osmani ka përmendur suksesin ekonomik dhe zhvillimor të Singaporit, si frymëzues për Kosovën. Në këtë drejtim, Osmani ka folur edhe për potencialin e intensifikimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në mbrojtje, energji, arsim e fusha të tjera të interesit të përbashkët.
Osmani dhe Chuan-Jin kanë biseduar edhe për zhvillimet globale dhe nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara në këto kohë të sfidave madhore.

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj