Telenews

Berat: Vetura bie në lumë, vdes nëna bashkë me djalin gjashtëvjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të qytetit të Beratit.
Mësohet se një makinë tip “Ëolksvagen” me drejtuese K.Xh., ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.
Për pasojë kanë humbur ajo ka humbur jetën, bashkë me djalin 6-vjeçar.
Ishin banorët e zonës ata të cilët nxorën djalin e mitur të gjallë duke thyer xhamin e makinës që ndodhej në lumë, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Rreth 15 minuta më vonë, u nxor edhe nëna nga mjeti, edhe ajo nuk mundi të mbijetojë.
Ende nuk dihen sesi kanë qenë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin duke rënë në lumin e Osumit.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit.

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj