Telenews

Rama: Vëllezër maqedonas dhe shqiptarë në MV, pranojeni propozimin e Francës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që ta pranojnë propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për zhbllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Ai ka thënë se propozimi i Francës është përfundimtari dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësim.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, ka shkruar Rama.

Të ngajshme

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë

Rrezarta Ramaj

Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për transportimin e mbi 6 kilogramëve marihuanë

Rrezarta Ramaj

9 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Rrezarta Ramaj