Telenews

Batatina “sulmon” Dritën: Ka ardhur vonë në futboll, asnjë lojtar deri sot nuk e ka nxjerrë në futbollin evropian

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina vazhdon me deklarata interesante në lidhje me zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës.

Së fundmi, trajneri llapjan e ka pasur “cak” klubin e Dritës.

Ai ka thënë se Drita “ka ardhur vonë në futboll dhe se nuk ka nxjerrë asnjë lojtar jashtë vendit”.

Poashtu, ai e ka krahasuar klubin gjilanas me Feronikelin.

“Drita ka ardhur vonë në futboll, ma tregoni një lojtar që e ka nxjerrë në futbollin evropian? Asnjë deri më sot. Edhe Feronikeli ka qenë klub më i madh se Drita, por ku është sot?”, tha ai në “Kanal10”.

Të ngajshme

Përfundon shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë superpërballjet e fazës së ligës –

KushtrimGuraj

Chelsea pranë transferimit të talentit të Atalantas, gati mbi 40 milionë euro –

KushtrimGuraj

Donjeta Sadiku shkruan historinë, shpallet kampione e Mesdheut –

KushtrimGuraj