Telenews

Kuvendi sot mban seancë, debaton për këtë çështje të rëndësishme

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës plenare në të cilën janë paraparë nëntë pika të rendit të ditës, ku do të shqyrtohet për herë të dytë projekt-kodi i procedurës penale, projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, si dhe projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Seanca pritet të nis në ora 10:00 dhe është paraparë të ketë edhe debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE për Kosovën.

Rendi i ditës

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,

9. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi

Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas përfundon në gjykatë

Yllka Gashi