Telenews

LAJMI I FUNDIT: Aksion i Policisë në Shtërpcë, sekuestrohen kamera dhe dokumente

Policia e Kosovës, sot, është duke zhvilluar një aksion në Shtërpcë, përkatësisht, janë duke u bastisur katër lokacione të ndryshme.

Siç njofton prokuroria, transmeton Express, aty është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

 

“Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka”, njofton prokuroria.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, përfundon njoftimi i prokurorisë.

Prokurori Rasim Maloku tha se “nuk ka pasur probleme” deri tani në këtë aksion. Ai tregoi se janë sekuestruar kamera, pajisje të ndryshme dhe dokumente.

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi

Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas përfundon në gjykatë

Yllka Gashi