Telenews

Rekomandohet suspendimi i dy policëve kufitarë të Morinës

Inspektorati policor ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare në Morinë.

Veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika” kurse zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit.

“Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Rrezarta Ramaj

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës, numër më i lartë në komunat e mëdha

Rrezarta Ramaj