Telenews

Lista Serbe kërcënon pas aksionit të Policisë së Kosovës në Shtërpcë

Lista Serbe ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër strukturave ilegale në Shtërpcë të enjten.

Aksionin Lista Serbe e ka quajtur politik dhe kjo sepse sot ka qëlluar të jetë një festë në Shtërpcë.

“Fakti që aksioni është ndërmarrë gjatë një feste të madhe, Shën Gjoni, konfirmon se është veprim puro politik i institucioneve të Kosovës i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës”, thuhet në reagim.

Lista ka thënë se aksione të tilla po merren gjithmonë në festa ose ngjarje të veçanta për serbët, ndërsaq ka kërcënuar me kundërpërgjigje.

“Lista Serbe, përveçse dënon gjithçka që po ndodh sot në Shtërpcë, kërkon që menjëherë të ndalen ngacmimet ndaj serbëve në Kosovë sepse serbët do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë këtij lloj mashtrimi të popullit tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu, ka kërkuar reagimin e institucioneve ndërkombëtare duke pretenduar se serbët po tentojnë t’i largojnë nga Kosova.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 31 gusht

Rrezarta Ramaj

Ndërpritet furnizimi me ujë edhe në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit

Rrezarta Ramaj

U aksidentua më 14 gusht, i riu vdes në QKUK

Rrezarta Ramaj