Telenews

Me këngën e re, pesë milion klikime për dy ditë, Don Xhoni ka edhe një reagim

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga kënga e re e rap-artistit nga Drenica, Don Xhon.

“Katile” për vetëm dy ditë ka thyer rekord shikueshmërie duke grumbulluar kështu mbi pesë milionë klikime.

Këtij lajmi i është gëzuar edhe vet artisti, gjersa ka shpërndarë disa postime në InstaStory.

“Për pak pesë milionë në dy ditë/ pesë milionë nuk e di si është puna”, ka nisur shkrimin Xhonatan Isufi (emri i vërtetë).

“Kur të kapet Don Xhoni me armë të gjitha mediat e qesin dhe e bëjnë skandal. Kur Don Xhoni i bën pesë milionë për tre ditë edhe thyen rekord vet midis vere, askush nga mediat nuk shfaq dashuri”, tha ai në një tjetër postim.

“Elhamdulilah se na ka dërguar Zoti shumë të mira, na ka bekuar me gjithçka, shëndet, familje rreth e të gjitha”, thotë më tej.

“Kjo puna false ç’false është debat i thellë ata që nuk të kanë pranuar kurrë, ata nuk do ta pranojnë asnjëherë as nuk më vyen që ta pranojnë ndonjëherë ajo shtresë. Testi është shumë i lehtë, dilni shikoni se çfarë po dëgjohet klubeve, TikTok dhe në çdo vend”, përfundon artisti.

 

Të ngajshme

Surprizë! Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare

KushtrimGuraj

Nis nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH

KushtrimGuraj

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu