Telenews

Gjithçka shpërthen në flakë, momenti kur raketa ruse godet ndërtesat civile

Një sulm me raketa nga forcat ruse ka lënë deri tani 18 të vrarë në qytetin Chasiv Yar në rajonin e Donetsk.

Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa autoritetet luftojnë me kohën për të shpëtuar sa më shumë njerëz.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe videoja nga momenti i sulmit, ku duket raketa ruse që godet bllokun e ndërtesave civile në qytetin lindor.

Pasi luftoi për një kohë të gjatë për të marrë qytete në rajonin fqinj të Luhanskut, konkretisht Severodonetsk dhe Lisitsansk, Rusia tani po përpiqet të përparojë më thellë në Donetsk për të vendosur dominimin e saj në lindje.

Të ngajshme

Protestuesit për vrasjen e Arlinda Zekajt kërkojnë përgjigje nga Kurti

Rrezarta Ramaj

“Qeveri, sa duhet të na kushtojë moszbatimi i një ligji që mbron jetën?”, pyet avokati Gashi

Rrezarta Ramaj

Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit, përmend edhe Kosovën

Rrezarta Ramaj