Telenews

Zyrtare: Rodri rinovon me Cityn

Manchester City ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Rodrin për rinovimin e kontratës.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier e ka blinduar mesfushorin në një kontratë deri në vitin 2027.

“Rodrigo ka nënshkruar një zgjatje të re trevjeçare të kontratës së tij me Manchester Cityn, një marrëveshje që do të thotë se 26-vjeçari do të qëndrojë në klub deri në qershor 2027”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Mesfushori, i cili është përmirësuar vazhdimisht që kur iu bashkua Cityt në verën e vitit 2019, ka bërë 151 paraqitje në tre sezonet e tij në Etihad dhe ka 33 paraqitje ndërkombëtare për Spanjën”.

“Ai thotë se e ka adhuruar kohën e tij te City dhe mendon se është vendi më i mirë për të që të vazhdojë të zhvillojë lojën e tij”, vazhdon njoftimi i tyre.

Të ngajshme

Kylian Mbappe mund të thyejë rekordin më të madh të golave të Cristiano Ronaldos te Real Madridi

KushtrimGuraj

Humbi tre penallti, Baseli vendos nëse Xherdan Shaqiri do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë

KushtrimGuraj

E papritur, Real Madridi bën ofertë për talentin grek

KushtrimGuraj