Telenews

Godet për vdekje këmbësoren në Istog, i dyshuari i paidentifikuar në kërkim

Një këmbësore ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë mbrëmjes të së hënës në fshatin Lubozhdë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se viktima ka vdekur pas trajtimit në spital.

“Mbrëmë rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lubozhdë të Istogut, një këmbësore është goditur. Ajo është dërguar në spital për trajtim, e më pas është liruar. Policia është njoftuar nga familjarët për vdekjen e saj”, tha Gashi.

Gashi shtoi se i dyshuari për shkaktimin e aksidentit me fatalitet është në kërkim dhe se ende nuk është arritur të identifikohet.

Të ngajshme

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

Yllka Gashi

1.5 tonë drogë fshiheshin mes thasëve të orizit, policia zbulon ngarkesën rekord në Hamburg

Yllka Gashi

Shitja e Leaos po bëhet realitet, detajet e kontratës

Yllka Gashi