Telenews

Meksika arreston bosin e drogës, Rafael Caro Quintero

Ushtria meksikane arrestoi sot bosin famëkeq të drogës, Rafael Caro Quintero, pasi ai kaloi pesë vjet në listën e më të kërkuarve të FBI-së, për torturimin dhe vrasjen e një agjenti amerikan kundër narkotikëve më 1985.

Caro Quintero kaloi 28 vjet burg për vrasjen e Enrique “Kiki” Camarena dhe krime të tjera, por u lirua në vitin 2013. Ai u kthye shpejt në trafikun e drogës dhe u emërua një nga 10 të arratisurit më të kërkuar të FBI-së me një shpërblim prej 20 milion dollarësh për këdo që sjellë informacione rreth vendndodhjes së tij, shuma më e lartë në listë.

Caro Quintero bashkëthemeloi kartelin Guadalajara, një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit të drogës në Amerikën Latine gjatë viteve 1980, e cila gjithashtu mbetet aktive sot.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, tha se ai ishte “thellësisht mirënjohës” ndaj zbatimit të ligjit meksikan për arrestimin e Caro Quintero, raporton DW.

Vetëm disa orë pas arrestimit të Caro Quintero, një helikopter Blackhawk i marinës meksikane me 15 persona u rrëzua në shtetin Sinaloa, vendlindjen e bosit të drogës. Nga aksidenti humbën jetën 14 persona në bord, të cilët po mbështetnin operacionin për gjetjen dhe kapjen e Caro Quintero.

Të ngajshme

Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë

Rrezarta Ramaj

Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

Rrezarta Ramaj

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Rrezarta Ramaj