Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së nesërme do të pres në takim presidentin e Shqipërisë Ilir Metën.
Ky takim do të realizohen me rastin e përmbylljes së mandatit të Metës si president.
Pas takimit, Osmani së bashku me Metën do të mbajnë një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë në orën 09:00.
Po ashtu, theksojmë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, nesër gjatë ditës së premte do të pres në takim Metën
Megjithatë, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për një seancë të veçantë. Deputetëve me një fjalë rasti do tu drejtohet ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Kuvendit të Kosovës.
“Adresimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T. Ilir Meta, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Fjalimin e tij, Meta do ta mbajë në ora 11:50

