Telenews

Reagon presidenti Begaj: Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, reagon mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Begaj përshëndet autoritetet e Kosovës për maturinë e treguar, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë shmangën një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë për rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.

“Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i konfirmuar jo vetëm nga mbi gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur atë, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 11 vjet më parë,” u shpreh kreu i shtetit duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Deklaratat, Begaj i bëri gjatë takimit me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez Pérez-Castejón, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Të ngajshme

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi

Hasani: Kuvendi është konstituuar në shkelje të Kushtetutës

Yllka Gashi