Telenews

Hakif Gashi zgjedhet kryetar i FC Prishtinës

Bordi i FC Prishtinës e ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës, me këtë rast, kryetar i klubit është zgjedhur Hakif Gashi.

Ky i fundit do ta ushtrojë këtë detyrë në vazhdim në vend të Remzi Ejupit.

Ejupi e ka ushtruar detyrën e kryetarit për 18-vite.

Gashi tash e shumë vite është një nga aksionarët e klubit tonë.

Anëtarë të Bordit të ri teknik janë Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, dhe Hakif Gashi.

Në ditët në vazhdim është njoftuar se do të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i klubit.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj